Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për dhe asnjë kundër është miratuar Ligji për buxhetin e vitit 2020.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për dhe asnjë kundër është miratuar Ligji për buxhetin e vitit 2020.

Në seancë nuk ka marr pjesë opozita, raporton KsP.

Me 57 vota për dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën lidhur me bisedimet me Serbinë.

Në vazhdimin seancës për miratimin e Leximit të dytë të buxhetit për vitin 2020, me propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, si pikë e parë e seancës u fut Rezoluta lidhur me bisedimet me Serbinë.

Me rezolutën e miratuar, Kuvendi e autorizon Qeverinë e Kosovës për të udhëheq bisedimet me Serbinë dhe të kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me garantimin e tërësisë territoriale te Kosovës.