Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.
Pro projektligjit përveç mazhorancës janë shprehur edhe deputetët e AAK-së, ndërsa ata nga PDK dhe LDK janë përmbajtur nga votimi.
Në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
Drita e gjelbër i është dhënë edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjit për Inspektoratin sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Back to top button