Kuvendi miraton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021
28 Dhjetor 2020
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021 me 64 vota për
Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar të futet në rend të ditës për lexim të dytë nesër në ora 14:00 dhe deputetët të dërgojnë amandamente deri në ora 10:00.
Me shumicë votash u aprovua kjo kërkesë dhe seanca do të mbahet nesër në orën 14:00./21Media