Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës dështoi t’i ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare që pritej t’i sillnin vendit miliona euro. Në seancë dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe PDK-ja nuk votuan fare, duke pamundësuar shmangien procedurale për projektligjet në shqyrtim. Paraprakisht, debat i gjatë mes deputetëve u zhvillua edhe për vendimin e Qeverisë për ndryshim dhe tejkalim të përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përkohshëm./21Media