Kuvendi i Kosovës nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbajë seancë solemne për Ditën e Çlirimit që zyrtarisht njihet si Dita e Paqes.

Sipas një komunikate dërguar për media, Kuvendi ka njoftuar se nuk do të ketë prezencë të mediave për shkak të gjendjes me pandeminë, ndërkaq ballkoni ku zakonisht qëndrojnë mediat, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në mënyrë që të respektohet distanca fizike.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet në komuniaktën e Kuvendit. /21Media