Kuvendi nis seancën me mungesë kuorumi, miratohet vetëm një projektligj
23 Nëntor 2018
Projektligji që është miratuar është ai për projektligjin për Noterinë
Projektligji që është miratuar është ai për projektligjin për Noterinë
Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës me pikat e papërfunduara të mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor.
Për shkak të kuorumit nuk janë votuar projektligji për transmetuesin publik të Kosovës, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Automjete, projektligji për plotësimin edhe ndryshimin e ligjit për Hekurudhat e Kosovës, projektligji për shërbimet postare, projektligji për miniera dhe minerale, raporti vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, votimi për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, votimi për shkarkimin e Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe projektligje e raporte tjera.
Kurse është hequr nga rendi i ditës për shkak se mungonin 11 deputet nga komunitetet, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Trashëgiminë Kulturore, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së, është hequr nga rendi i ditës me kërkesën e propozuesit.
I vetmi projektligj që është miratuar ishte ai për projektligjin për Noterinë.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Në ora 14:00 do të fillojë seancë e re plenare.