Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për të siguruar kuorumin.

Deputetët kanë 15 minuata kanë kohë për të siguruar kuorum.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë kjo është bërë me kërkesë të LDK-së.

“Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së shkojmë me 15 minuta pauzë për ta siguruar kuorumin për të vazhduar me seancë sepse nuk është konstatuar kuorumi prej 61 deputetëve dhe proceduralisht duhet të jemi 61 deputetë për ta vazhduar seancën”, ka thënë ajo.