Tema: (Mos) menaxhimi i pandemisë

Tema: (Mos) menaxhimi i pandemisë

Gjate kësaj seance Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-ministri Armend Zemaj janë përplasur rreth menaxhimit te pandemisë. Ish-ministri Zemaj ka kritikuar qeverinë e re për keq-menaxhim të pandemisë, për çka ka thënë se janë shpenzuar furnizimet me material shpenzues dhe Klinika Infektive ka mbetur edhe pa dezinfektues për duar. Ai tha se ka edhe ulje të testimeve dhe fshehje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili deklaratat e Zemajt i quajti shpifje.(Teksti-Donika Osmani, kamera: Sadik Bylykbash)./21Media