Kuvendi shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021.
Sipas tij, rreth 6 milionë prej tyre kanë qenë në kategorinë për paga, meditje dhe shtesa.
Krasniqi tha se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete./21Media