Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për dy seanca plenare.

Nga ora 10:00 pritet të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum.

Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare./21Media