Kuvendi të enjten mban seancën plenare të radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca e re plenare të mbahet të enjten, më 26 maj, duke filluar nga ora 10:00.
Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve, zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Po ashtu, Kryesia vendosi që të rishpallet konkurs për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare, si dhe për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
Kryetarët e grupeve parlamentare u pajtuan që në mbledhjen e radhës së Kryesisë t’i propozojnë emrat e anëtarëve për Komisionin Ad -hoc për reformën zgjedhore, të cilët më pas do të votohen në seancë.Kryesia e Kuvendit shqyrtoi gjithashtu edhe procedimin e Rregullores së re të Kuvendit për miratim në lexim të dytë./21Media

Back to top button