Kuvendi do të votojë për zgjedhje lokale në gjysmën e parë të tetorit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do ta fillojë seancën e katërt

Në rend dite janë zgjedhja e anëtarëve të komisioneve parlamentare, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor dhe i ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor, në procedurë të shkurtuar është parashtruar nga Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi. Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor propozohet zgjedhjet për anëtarë të këshillave dhe për kryetar komune në vend të mbahen në gjysmën e parë të majit, që mbahen çdo të katërtin vjet njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë në tetor.

Ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe për mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në procedurë të shkurtuar, janë parashtruar nga deputetët nga shumica në pushtet dhe me ato parashikohet heqja e testimit ekstern të nxënësve./21Media

Back to top button