Kuvendi vazhdon punimet e seancave të papërfunduara të mërkurën
Kuvendi i Kosovës të mërkurën (24 maj) do të vazhdojë më pikat e papërfunduara në seancat e kaluara.
Sic bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, punimet do të nisin në ora 13:00
“Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare vendosi që Kuvendi të vazhdojë punimet të mërkurën, më 24 maj 2023, në orën 13:00, me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara. “, thuhet në njoftim.
Kjo shtyrje e punimeve vjen pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të paraparë për sot për shkak të mungesës së kuorumit./21Media