Kuvendi vendosi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në ishujt Falklands

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ishujt Falklands, që është pjesë e Britanisë së Madhe.
Pro kësaj votuan 77 deputetë.
Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe mund të zgjasë deri në tre vite me mundësi vazhdimi dhe me rotacion.
Qeveria e Kosovës miratoi dje vendimi për t’i propozuar Kuvendit miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands./21Media

Back to top button