Kuvendi zgjedh Enver Pecin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i propozon presidentes emërimin e tij

Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit emërimin e Enver Peci gjyqtar i gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së votimit të fshehtë, Evner Peci ka marrë 66 vota që janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij. Ndërsa Kuvendi po përsëritë votimin për zgjedhjen e gjyqtarit tjetër.
Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë ndërsa të pavlefshme kanë qenë tre fletëvotime.
“Mund të konstatoj që pas kësaj i propozojmë si Kuvend i Republikës së Kosovës, Enver Peci i cili ka marrë 66 vota, e minimumi i zgjedhjes ka qenë 58 vota, zoti Peci i ka fituar 66 vota, pra për shkak të rezultatit ja propozojmë presidentes së Republikës së Kosovës për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese zotërin Enver Peci. Vetëm ai ka arritur të fitonte, kështu që procedura vazhdon për tre të mbeturit të tjerë të cilët tash kandidojnë për një pozitë”, ka thënë Konjufca.
Në garë ishin edhe Dukagjin Avdyli me 31 vota, Bardh Voksh me 35 vota, Flamur Mrasori më 24 vota dhe Valon Hasani i cili ka marrë 2 vota.

Back to top button