KV Forca siguron vendin në Superligë

KV Forca ka shkruar zyrtarisht historinë duke siguruar për herë të parë inkuadrimin në Raiffeisen Superligën A, pas një sezoni mbresëlënës në rangun e dytë.
Dominimi i skuadrës u konfirmua në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’, ku në xhiron e fundit u vulos ngritja në elitë. Me një bilanc të jashtëzakonshëm prej 17 fitoreve në 20 ndeshje, Forca tregoi stabilitet dhe cilësi të lartë gjatë gjithë kampionatit në Superligën B, duke e mbyllur edicionin me meritë si kampione e këtij niveli.
Mbyllja e kampionatit u shoqërua me një festë të madhe në Prishtinë, ku nuk mungoi atmosfera e zjarrtë dhe një program artistik për tifozët e pranishëm.
Momentin kulminant e shënoi dorëzimi i kupës nga Bahri Gjinovci, në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke zyrtarizuar këtë arritje të madhe për klubin.
Tashmë, KV Forca i bashkohet elitës së volejbollit tonë nga sezoni i ardhshëm, me synimin për të lënë gjurmë edhe në mesin e skuadrave më të forta të vendit.