​KV Luboteni fiton trofeun e Kupës së Kosovës

KV Luboteni është fituesi i ri i Kupës së Kosovës në volejboll për meshkuj, pasi triumfoi në finalen e madhe kundër Dritës me rezultat të pastër 3-0 në sete (25-21, 25-20, 25-21).

Skuadra nga Ferizaji dominoi takimin e zhvilluar në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’, duke treguar një lojë të disiplinuar dhe efikase, e cila i lejoi ata të ngrinin trofeun në një atmosferë festive para tifozëve të shumtë.

Ky sukses i konfirmon vashat dhe djemtë e Lubotenit si një forcë madhore në volejbollin kosovar, duke dëshmuar formën e lartë gjatë gjithë këtij sezoni.

Ndërsa festa për meshkujt sapo ka filluar, vëmendja e sportdashësve mbetet te finalja e femrave që zhvillohet sonte në orën 19:30, ku do të përballen Fer Volley dhe Drita për trofeun tjetër të rëndësishëm.

Back to top button