Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sot ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e të dyshuarit: PAJTIM (Bashkim) KRASNIQI i lindur me 15.05.1990 në fahstin Raushiq-Pejë.

Sipas policisë, i dyshuari është i kërkuar për veprën penale: “Vjedhje e rëndë” dhe kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, u bë e ditur në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]/21Media