Ky do të jetë numri i lejuar i tifozëve në finalen e Ligës së Kampionëve

 

Më fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Dragao” të Portos sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen dy gjigantët anglezë, Manchester City dhe Chelsea.

Ky stadium ka një kapacitet prej 50.000 ulseve, por për shkak se ende nuk janë liruar të gjitha masat për Covid-19 ai nuk do të jetë i mbushur.

Rreth 16,500 tifozë do të lejohen të hyjnë në stadium. Shumë të tjerë kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre nga jashtë. Qindra tifozë raportohet që janë pa maska dhe i kanë përmbytur baret nga lumi Douro i Portos.

Policia është duke e vëzhguar situatën dhe po mbajnë gjithçka nën kontroll.

Back to top button