Kush do ta mrrë drejtimin e Kombëtares?

Kush do ta mrrë drejtimin e Kombëtares?

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve.

Mirëpo, burime të besueshme nga mediat shqiptare kanë bërë me dije se 73-vjeçari, Edi Reja ka arritur një akord paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar. Nga burime të besueshme të njerëzve që kanë informacione të sakta rreth çështjes, gazeta ka mësuar se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumëçka tjetër.

Më 23 mars, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me Italianin, Panucci.