Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të gjykohet nga gjyqtari i njohur gjerman Felix Brych

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të gjykohet nga gjyqtari i njohur gjerman Felix Brych

UEFA ka përzgjedhur gjyqtarin që do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve.Një gjerman do ta vendosë drejtësinë në finalen e Championsit.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të gjykohet nga gjyqtari i njohur gjerman Felix Brych. Uefa ka vendosur që 41-vjeçari të drejtojë duelin mes Juventusit dhe Real Madridit.

Brych ka qenë pjesë e gjyqtarëve të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’ dhe në këtë sezon ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Dueli mes Juves dhe Realit zhvillohet më 3 qershor në Kardif të Uellsit.