Ky është goli për të cilin po flitet në të gjithë Evropën
20 Dhjetor 2020
Rafael Leao e shënoi golin më të shpejtë në historinë e Series A, ndërsa AC Milan shënoi vetëm pas gjashtë sekondave lojë në sfidën kundër Sassuolos të dielën.
Sulmuesi portugez-21 vjeç mori pasimin nga Hakan Calhanoglu dhe realizoi për epërsinë e parë të “Rossonerëve”.
Goli i Leaos rrëzoi rekordin prej 8.9 sekondash të vendosur nga Paolo Poggi i Piacenzas kundër Fiorentinas më 2 dhjetor të vitit 2001.
Milani vazhdon ta kryesojë rënditjen tabelare në Serie-A me 31 pikë kur janë zhvilluar 13 xhiro deri më tani.
Goli i Shane Long për Southamptonin kundër Watfordit më 23 Prill 2019 është goli më i shpejtë në historinë e Premier Ligës me 7.69 sekonda.
Rafael Leao with the fastest goal in the history of Serie Apic.twitter.com/9kfb4lSfp2
— Karim (@Futball_Karim) December 20, 2020