Kosova dhe Sllovenia do të ballafaqohen sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, Grupi 3, derisa rivali i sontëm i Kosovës ka katër pikë në këtë grup, ndërsa Kosova vetëm një sosh.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime në formacionin startues, duke provuar ta freskojë skuadrën, e po ashtu, ai e ka caktuar edhe kapitenin e ri për këtë ndeshje dhe ai është mesfushori, Valon Berisha.