Wilfried Zaha ka fituar çmimin e lojtarit të Premier Ligës për muajin prill

Wilfried Zaha ka fituar çmimin e lojtarit të Premier Ligës për muajin prill

Sulmuesi i Crystal Palace e fitoi çmimin për herë të parë në karrierën e tij, pasi shënoi katër gola dhe bëri një asistim gjatë muajit prill duke i ndihmuar kështu edhe skuadrës së tij që të mos rrezikohet që të bijë nga liga.

25 vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në fitoret e ekipit të tij ndaj Brightonit dhe Leicester në ”Selhurst Park”.

Pas paraqitjeve të mirë me ekipin e tij, Zaha është duke u kërkuar nga disa klube angleze./21Media