Sot u mbajt takim mes përfaqësuesëve të Qendrës së Studentëve, MASHT-it, Ministrisë së Shëndetësisë dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor dhe të gjithë përfaqësuesit u pajtuan që në ditët në vijim studentëve t’iu mundësohet tërheqja e gjërave të tyre të mbetura në konvikte.

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.” u bë e ditur në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, u njoftua se të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

“Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe leternjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas hapjes së kufinjëve.”, u njoftua më tutje./21Media