Interi është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me sulmuesin Romelu Lukaku rreth kushteve për një kontratë të re, sipas “90min”.

Gjigandët italianë po planifikojnë të hapin bisedime me reprezentuesin belg për një kontratë të re, mes thashethemeve të transferimit që e lidhin atë me një kalim te Juventusi.

Lukaku për Interin në këtë sezon ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje.

Marrëveshja aktuale e Lukakut nuk skadon deri në vitin 2024.

Ai i është bashkuar “Neroazzurrëve” para dy vitesh, nga skuadra angleze Manchester United me kërkesën specifike të trajnerit Antonio Conte.