Ky është projekti i ri i Billie Eilish dhe nuk është fjala për muzikë

Billie Eilish pati një vit goxha “të egër”, nga publikimi i një albumi të ri të jashtëzakonshëm deri në mahnitjen e të gjithëve në tapetin e kuq në Met Gala. Tani, ajo iu prezanton një tjetër projekt të saj dhe nuk është fjala për muzikë.
Parfumi i saj i parë i quajtur Eilish, do të lansohet në nëntor të këtij viti. Këngëtarja, e cila është vegane, u sigurua që aroma të ishte vegane dhe e bërë me përbërës të pastër.
“Është aroma perfekte dimërore, kakao, vanilje dhe erëza të ngrohta. “Është thjesht shumë komode për mua dhe sensuale”, tha Eilish për ELLE.
Eilish dëshironte që aroma të ishte një përfaqësim i saj. Shishja simbolizon pikat e preferuara të Eilish-it në trupin e njeriut: gjoksin, qafën.
Për Eilish, aroma sjell edhe kujtimet e dhomës së saj të gjumit të fëmijërisë.
“Më kujton kohën kur isha 14 vjeç. Nuk e di pse më kujton një këmishë që e kisha. Mendoj për dollapin në të cilin kisha atë këmishë. E kisha në një dollap të madh prej druri në dhomën time dhe ka erë të tillë”, tha artistja.
Kjo ndjenjë nostalgjie është një nga gjërat kryesore që Eilish dëshiron për njerëzit që përdorin parfumin e saj të ri.
“Unë gjithmonë dua që njerëzit të ndiejnë nostalgji. Është një nga dhuratat më të mira që kemi në jetë dhe gjithashtu të jem sentimentale. Do të doja të mos isha aq nostalgjike dhe sentimentale sa jam, por jam e fiksuar vetëm me idenë e fëmijërisë sime dhe kujtimet”, shtoi tutje ajo./21Media

Back to top button