Liverpooli mbrëmë arriti që edhe matematikisht të siguroj titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vitesh.

Ky ishte një sukses i madh i skuadrës së Jurgen Klopp, dhe të gjithë lojtarët ishin të emocionuar për këtë arritje. Këtij suksesi i është gëzuar edhe futbollisti nga Zhegra, Xherdan Shaqiri.

“Kampionë” është mbishkrimi i Shaqirit, në foton e edituar me lojtarët e Liverpool tek festojnë titullin.

 

Shaqiri thuhet se mund të largohet nga ‘Anfield’ gjatë verës, por kjo nuk do të harrohet asnjëherë nga ai. Tifozët do ta mbajnë mend si pjesë e skuadrës që solli titullin pas 30 vitesh pritje.