Ka përfunduar pa gola ballafaqimi ndërmjet Manchester United dhe Chelseat, që ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin anglez, Premier League.

Ishin të reshurat e mëdha që mbase e penguan edhe rrjedhën e natyrshme të ndeshjes duke mos arritur të konkretizohen rastet e krijuara.

Në këtë ndeshje, për “Djajtë e Kuq” ka debutuar sulmuesi nga Uruguaji, Edinson Cavani, i cili po ashtu nuk arriti të bëjë diçka më shumë në fazën ofanzive.

Pas kësaj ndeshjeje, Manchester Unnited ka vetëm shtatë pikë të mbledhura, kurse Chelsea i ka nëntë sosh.