Ky është trajneri që mund ta zëvendësojë Mourinhon te Tottenhami
16 Shkurt 2021
Skuadra londineze Tottenham Hotspur, thuhet se dëshiron të zëvendësoj trajnerin aktual Jose Mourinho me Brendan Rodgers, raporton Daily Mail.
Krerët e Tottenham si duket nuk janë të kënaqur me punën që Mourinho e ka bërë deri tani, ku kanë munguar rezultatet pozitive, dhe tani po synojnë që të nisin bisedimet me trajnerin e Leicester Cityt për ta zëvendësuar trajnerin portugez.
Momentalisht skuadra e Jose Mourinhos gjendet në vendin e nëntë në Premier Ligën angleze, ndërsa Leicester së bashku me Rodgers pozicionohen në vendin e tretë, me po aq pikë sa ka edhe vendi i dytë Manchester United.