Ndërroni sa më shpesh pecetat e pastrimit

Ndërroni sa më shpesh pecetat e pastrimit

Sipas një studimi të realizuar kohët e fundit nga profesorë të universiteteve të ndryshme në Angli është dalë në përfundim se kush janë zonat më të papastra në kuzhinë janë ato ku na vete më pak mendja.

E gjitha lidhet me formën me të cilën ne jemi mësuar të gatuajmë. Të gjithë e dimë që nuk mund të vendosim fruta apo perime të palara në shportat e tyre. Gjithashtu, nuk mund të gatuajmë pulën apo mishin pa e larë më parë. Por janë pikërisht këto forma të të vepruarit të cilat bëjnë që të jetë pikrisht lavamani, vendi më i papastër në kuzhinë. Larja e këtyre produkteve bën që të hiqen papastërtitë e mëdha, por nuk eleminon baketeret, përkundrazi, bën që ato të shpërndahen edhe më shumë.

Një tjetër faktor që ndikon në këtë çështje lidhet edhe me pecetat me të cilat pastrojmë sipërfaqet e gatimit. Ndodh sërish e njëjta gjë. Ato, përveç se heqin njollat e dukshme, rrisin sipërfaqet ku bakteret shpërndahen.

Megjithatë, mos u shqetësoni. Jo të gjitha baketeret janë të rrezikshme për njeriun. Mjafton vetëm të kujdeseni që hapësirat që preken nga gatimi të jenë sa më të vogla dhe të ndërroni sa më shpesh pecetat që përdorni për të pastruar ato.