Në vend të fishekzjarrëve, shfaqje me dronë

Në vend të fishekzjarrëve, shfaqje me dronë

Qyteti Aspen i Amerikës ka vendosur që këtë përvjetor të Pavarësisë ta festojnë në një mënyrë më të veçantë. Për 4 Korrik ata në vend të fishekzjarrëve do të kenë shfaqje me dronë.

Kjo për shkak të rrezikut të larta në këtë zonë të njohur për thatësira.

”50 dronë do të ndriçojnë qiellin në ngjyrat që simbolizojnë Pavarësinë e Amerikës.  Kjo masë ka ardhur pasi autoritetet e Kolorados kanë vendosur kufizime strikte për zjarre. Ftohet publiku që të ndjek ndriçimin e qiellit nga dronët në një koreografi dhe muzikë patriotike”, bëhet e ditur në thirrje.