Ky person është zhdukur, policia kërkon ndihmën tuaj
25 Nëntor 2020
Që nga data 1.10.2020, Faik Zeqiri nga Mitrovica nga familjarët e tij është raportuar i zhdukur.
Policia Rajonale e Mitrovicës bën të ditur në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.
“Mbi bazën e këtyre rrethanave , hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu ka dërguar edhe fotografinë e personit në fjalë si dhe ka përshkruar si duket.
Person i zhdukur, Faik (Zeqir )Zeqiri,i lindur më 10, 9,1961, Mitrovicë, flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi./21Media