Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar Besnik (Jashar) Dautaj të lajmërojë Policinë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Mashtrim” dhe “Vjedhje”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega- Klinë dhe Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: BESNIK (Jashar) DAUTAJ i lindur me 16.06.1988  në Shtupel-Klinë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: ‘Mashtrim’ ‘Vjedhje'”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media