Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit Kujtim Gashi.

Ky person është i kërkuar për veprёn penale “arratisja e personit të privuar nga liria”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-dega Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: KUJTIM (Sadik) GASHI i lindur me 19.01.1994 Qyshk-Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: ‘Arratisja e personit të privuar nga liria'”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media