Ky shtet drejt legalizimit të abortit
12 Dhjetor 2020
Ligjvënësit argjentinas bënë një hap drejt legalizimit të abortit dhe përmbushjes së një premtimi të Presidentit, Alberto Fernández, i cili i ka vënë të drejtat e grave si prioritet të qeverisë së tij, përcjell portali rtv21.tv
Miratimi i projekt-ligjit në dhomën e ulët të Kongresit të Argjentinës të premtën, pas më shumë se 20 orësh debat, ishte një fitore legjislative për Fernández, i cili i ka kushtuar fonde dhe kapital politik përmirësimit të kushteve për gratë, për homoseksualët dhe transgjinorët , edhe kur Argjentina lufton me krizën më të madhe financiare në një brez. Projekt-ligji do të duhet ende të kalojë përmes Senatit për të legalizuar zyrtarisht abortin në vend.
Argjentina do të bëhej vendi i katërt i cili do ta bënte abortin të ligjshëm në Amerikën Latine, ku ligjet e rrepta të abortit janë norma dhe mësimi katolik ka drejtuar prej kohësh politikën./21Media