Kylian Mbappe kërkohet me çdo kusht nga Manchester City

Dukej sikur Kylian Mbappe ta kishte të shkruar destinacionin e radhës me germa kapitale, Real Madrid por ja që nuk është e lehtë dhe ndoshta nuk do të ndodhë.
Nëse Florentino Perez e fitoi betejën e parë me Nasser Al-Khelaifi për ta marrë falas lojtarin vitin e ardhshëm, tani i duhet të përballet me një tjetër Sheik dhe më të fortë se ai.
Sheiku Mansour, trashëgimtar i fronit mbretëror në Abu Dhabi, ose siç njihet ndryshe edhe pronari i Man. City, ka mandatuar drejtuesit për të marrë me çdo kusht Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.
Bëhet fjalë për ta blerë sulmuesin francez që në merkaton e Janarit e për të mos e pritur falas në verën e ardhshme, atëherë kur dhe Reali shpreson ta afrojë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike duke parë se Guardiola ka probleme me repartin e sulmit dhe ka nevojë urgjente për një bomber.
Mbappe deri tani asnjëherë nuk ka dale hapur për të shprehur dëshirën për të kaluar në një ekip të ri, edhe kur Real Madrid ofroi 180 mln Euro në verë për të.
Man. City mund të shpresojë në një ulje çmimi në Janar nga PSG, por kalimi nga një sheik te tjetri ngjan si ato lojërat mes kushërinjve, ku çmimi nuk është aspak problem./oranews

Back to top button