Të enjten në mbrëmje është transmetuar trailer-i i fundit i sezonit të “Keeping Up With The Kardashian” dhe natyrisht sytë e të gjithë adhuruesve të serisë ishin tek motrat më të famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vëmendjen më të madhe e mori ndryshimi në pamjen e Kylie Jenner, përcjell rtv21.tv

Ndërsa është e drejtë të thuhet se një transformim është i pashmangshëm duke pasur parasysh që Kylie ishte vetëm 9 vjeçe kur u filloi sezoni i parë i serisë. Ajo ka pranuar se ka ndryshuar pamjen e saj me botox, por ka mohuar të ketë ndërhyrë kirurgjike plastike.

 

Shikuesit nuk mund të besonin se sa ajo ka ndryshuar gjatë viteve dhe ndërsa disa spekuluan rreth operacioneve plastike, të tjerët nuk mund ta besonin transformimin.

Ata shkruan: “Kylie Jenner nuk kishte nevojë për operacione plastike fare, çfarë i ka bërë vetes”.

“Kylie Jenner duket ndryshe sa herë që shoh paraqitjen e saj në televizion”.

‘Unë nuk u trondita shumë, sepse shpesh kur njerëzit bëjnë operacione plastike të rinj, ata duken shumë më të vjetër. Ashtu si Kylie Jenner duket në fund të të 30-ave”, shkroi një tjetër shikues i serisë.

Kylie tanimë ka një pasuri gati miliardëshe, falë linjës së saj kozmetike.

Ndryshe, “Keeping Up With The Kardashian” do të ketë një fund shumë emocional. Seria e fundit do të shfaqet më 18 mars në E!./21Media