Kylie dhe Kendall Jenner u përleshën fizikisht, duke bërë që Kim Kardashian të thërriste sigurimin në episodin e së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians”.

Kendall, 24 vjeçe, akuzoi Kylien, 23 vjeçe, se ‘kishte vënë thembrën në qafë’ gjatë përleshjes, duke i çuar motrat të betoheshin se ‘kurrë nuk do të flisnin më me njëra-tjetrën’, shkruan Daily Mail.

Kim, 39 vjeçe, mund të dëgjohej duke bërtitur: “Është një urgjencë! Shkoni merrni Kendallin!”, ndërsa dëgjonte motrat e saj duke u grindur në një automjet tjetër.

Grindja ndodhi sepse Kendall ishte mërzitur që Kylie mori veshjen e saj gjatë largimit të familjes në Palm Springs, Kaliforni.

Kendall i bërtiste Kyliet me të shara, njashtu edhe të dashurit të nënës së tyre, Corey Gamble, 39 vjeç, i cili po udhëtonte me ta.

Kjo përleshje ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë familjen, jo më pak për Kris Jenner, e cila sapo kishte parë duke u ndeshur Kim, Kourtney dhe Khloe.