Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin

Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin

Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të jenë shembulli më i mirë për prindërit e divorcuar.  Ata janë fotografuar të dielën së bashku me vajzën e tyre, Stormi, në Sky High Sports të Woodland Hills.

Përkundër angazhimeve të shumta, Kylie dhe Travis kanë ndarë kohë për vogëlushen e tyre. Dyshja janë fotografuar nga TMZ dhe shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

 

Burimet thonë se shkak për ndarjen e Kyliet dhe Travis u bënë mospërputhjet, pasi ajo dëshiron që të zgjerojë familjen, ndërsa Travis është i fokusuar në maksimum tek karriera e tij./21Media