Çifti jetojnë së bashku

Çifti jetojnë së bashku

Kylie Jenner është rikthyer sërish me Travis Scott.

Këtë e kanë bërë të ditur burime afër çiftit, të cilët thanë se Kylie dhe Travis kanë disa javë që janë kthyer bashkë.

Miliarderja 22-vjeçare ende nuk është e gatshme t’i japë një emër raportit të saj me reperin dhe babanë e vajzës, por çifti ka kaluar shumë kohë së bashku dhe nuk kanë pasur lidhje të tjera gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të TMZ.

Burimet pohuan se Travis dhe Kylie “rregullisht flenë nën të njëjtën çati” dhe nuk kanë pasur lidhje të tjera gjatë kësaj kohe.

Kurse javën e kaluar, një burim tjetër afër çiftit tha për revistën “People” se “gjërat janë të shkëlqyera mes Kylie-t dhe Travis. Ata janë shumë të lumtur. Kylie ende nuk po e etiketon lidhjen e tyre. Duket se ata nuk po dalin me njerëz të tjerë”.

Kujtojmë se në muajin shkurt, Kylie dhe Travis u fotografuan së bashku./21Media