Kylie Jenner po përballet me reagimet për mungesën e diversitetit në kompaninë e “Kylie Cosmetics” pasi zbuloi se vetëm 13% e punonjësve të saj janë më ngjyrë.

Sipërmarrësja 22-vjeçare iu bashkua dhjetëra markave të bukurisë të dielën, kur ajo zbuloi numrin e punonjësve me ngjyrë në kompaninë e saj.

Në deklaratën e ndarë në Instagram, “Kylie Cosmetics” zbuloi se 47 për qind e të punësuarve të saj janë BIPOC (Njerëz indigjenë dhe njerëz me ngjyrë), 53 për qind janë të bardhë, dhe 100 për qind janë femra, transmeton rtv21.tv.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se ekipi i saj drejtues përbëhet vetëm nga Kylie dhe nëna e saj Kris Jenner.

Komentuesit ishin të shpejtë për të kryqëzuar Kylien për numrin e ulët të punonjësve që identifikohen si njerëz me ngjyrë.

Kompania ishte zotuar të bëjë më mirë për të promovuar edhe më shumë diversitet brenda markës kur zbuloi ndarjen etnike të punonjësve të saj./21Media