Kylie Jenner, femra e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Kylie Jenner është bërë gruaja e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram.
Ariana Grande, më parë ishte bërë gruaja më e njohur e aplikacionit, tani është në vendin e dytë me Selena Gomez.
Por, sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbetet personi më i ndjekur në Instagram, tani me më shumë se 388 milionë ndjekës.
Jenner ka qenë relativisht e qetë në platformën e ndarjes së fotografive kohët e fundit.
Partneri i saj, reperi Travis Scott, po performonte në festivalin muzikor Astroworld, në Hjuston, Teksas, më 5 nëntor, kur dhjetë persona vdiqën gjatë një rrëmuje të fansave.
Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, theu heshtjen e saj në rrjetet sociale vetëm në prag të Krishtlindjeve, duke shpërndarë një foto të nënës së saj, Kris Jenner, transmeton rtv21.tv
Çdo ditë, 500 milionë njerëz përdorin Instagramin.
Llogaria zyrtare e Instagram, e cila shfaq fotografitë e preferuara nga krijuesit në mbarë botën, ka më shumë ndjekës, më shumë se 460 milionë.
Më pas është Ronaldo, personi i parë që ka arritur 200 milionë ndjekës. Edhe futbollisti, Lionel Messi, ka thyer shifrën prej 300 milionë ndjekës./21Media

Back to top button