Modelja e njohur, Kylie Jenner, i ka shpenzuar 200 mijë dollarë për t’ia blerë një kalë vajzës së saj dyvjeçare.

Raportohet se kali i shtrenjtë quhet “Frozen” dhe është dërguar në Los Angeles nga Holanda gjatë kësaj jave.

Breeder Stal Wilten konfirmoi marrëveshjen në një postim në Instagram të enjten, shkruan rtv21.tv.

Ai shkroi se të enjtën poni më i famshëm nga të gjithë, “Frozen” ka shkuar te pronarja më e re. “Kemi marrë lajme që ai ka zbarkuar në LA dhe po jeton jetën me një vajzë të vogël të ëmbël të quajtur Stormi”, ka thënë ai./21Media