Jenner mposht Zuckerbergun

Jenner mposht Zuckerbergun

21 vjeçarja më e përfolur në media, Kylie Jenner zyrtarisht është bërë miliarderja më e re në moshë.

Vitin e kaluar revista, “Forbes” kishte renditur Kylie-n, si njërën nga personat më të ri në moshë për t’u bërë miliardere, ndërsa tani këtë gjë 21 vjeçarja e ka arritur fal përfitimeve që i merr nga marka e produkteve të grimit, “Kylie Cosmetics”.

“Forbes” njofton që marka, “Kylie Cosmetics” arrin vlerën prej 685 milionë eurove, duke numëruar kështu edhe parat që i ka tërhequr gjatë vitit, transmeton rtv21.tv

Kylie ka mposhtur themeluesin e rrjetit social, Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ishte bërë miliarder në moshën 23 vjeçare.

21 vjeçarja është shprehur falënderuese për këtë që ka arritur dhe ka treguar që këtë nuk e kishte pritur të arrinte këtë sukses kaq shpejt./21Media