Kylie Jenner dhe Travis Scott me shtëpi 13.5 milionë dollar

Kylie Jenner dhe Travis Scott me shtëpi 13.5 milionë dollar

Ju do të luteni që Kylie dhe Travis të ju ftojnë në shtëpinë e re të përbashkët kur t’i shihni pamjet e saj. Një burim për revistën “People” tha se është një shtëpi e madhe por e ngrohtë për një familje dhe shumë private gjithashtu,përcjellë rtv.21.tv.

Ata e kanë blerë shtëpinë së bashku, ajo ka qenë në shitje për një vit e gjysëm. Shtëpia ndodhet në Beverly Hills, ka shtatë dhoma të gjumit dhe dhjetë banjo. Ndërsa për të gjithë familjarët që duan ta vizitojnë Kylie-n ka një shtëpi ndaras për mysafirët.

Kylie përveç se është në lidhje me këngëtarin Travis Scott, ai është edhe babai i vajzës së saj Stormi, ata tani janë një familje dhe si duket e kanë parë më të arsyeshme që vajza e tyre të rritet në një ambient familjar ku ndodhen dy prindërit e saj./21Media