Kylie Jenner ka ndarë për ndjekësit e saj disa imazhe nga prapaskenat e fotosesionit për ‘Vogue’

Ylli televiziv, 22 vjeçe, dukej magjepsëse teksa pozonte me një mini-fustan ngjyrë të kaltër të Balmain, dhe pallton të cilën e kishte vendosur mbi supe.

Kylie pozoi në oborrin e shtëpisë së saj përpara një çarçafi të përdorur si sfond. Ndërsa fotografitë janë bërë me telefonin e saj për  “Vogue” të Çekosllovakisë, përcjell rtv21.tv

Pjesë e këtij fotosesioni do të jetë dhe vajza e Kylie-t, Stormi, për të cilën do të jetë hera e parë që shfaqet në një kopertinë reviste./21Media