Qeveria spanjolle bëri të ditur se liga profesionale e futbollit mund të rikthehet nga 8 qershori.

La Liga i kishte pezulluar aktivitetet për shkak të koronavirusit që nga marsi, por lojtarët iu rikthyen trajnimeve në fillim të këtij muaji, me shpresën se ndeshjet do të mbahen me dyer të mbyllura.

Spanja është një nga vendet që u godit më së shumti nga virusi, por i relaksoi masat javët e fundit.

Bundesliga gjermane është liga më e madhe evropiane që filloi lojën vikendin e kaluar./21Media