La Liga spanjolle do të rikthehet sot me disa takime interesante në kuadër të javës së 32.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë mes Real Madridit e Real Betisit, ku skuadra e Zinedine Zidanes do të kërkojë me ngulm fitoren, që të qëndrojë në garë me rivalët e tjerë për titullin e kampionit të La Ligas.

Pas 32 xhirosh, Real Madridi zë vendin e dytë në tabelë, me 21 fitore, shtatë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 70 pikë, tre më pak se lideri Atletico Madridi.

Në anën tjetër, skuadra e Betisit pas 32 ndeshjeve ka regjistruar 14 fitore, shtatë barazime dhe 11 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 49 pikë, një më pak se vendi i pestë, Real Sociedadi.

Programi i plotë i ndeshjeve në Bundesligën gjermane vijon si më poshtë.

14:00 Elche (19) – Levante (11) (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

16:15 Valladolid (17) – Cadiz CF (13) (Stadiumi José Zorrilla)

18:30 Valencia (14) – Alaves (16) (Stadiumi Mestalla)

21:00 Real Madrid (2) – Real Betis (6) (Stadiumi Santiago Bernabeu).