Labi bën thirrje për protestë për mosliberalizimin e vizave: Ose Shqipëria t’i pajisë kosovarët me pasaporta!

Këngëtari i njohur, njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri-Labi, është deklaruar rreth mosliberalizimit të vizave për Kosovën.
Labi përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të protestohet për mosliberalizim të vizave.
“Ngrituni në këmbë e protestoni se janë tuj ba hajgare me juve o popull, ose kërkoni Shqipërisë NANÊ që me ju dhuru pasaportat e Shqipërisë, se Serbët i kanë të Serbisë. Aty në kuvend i kanë nga dy pasaporta e ju nuk keni kajher as para për viza e sigurime.!”, është shprehur këngëtari.
Tutje Labi ka thënë “ngituni e qojeni zërin se partia ju duhet në fushatë ama nuk bën me ndejtë këmbë mbi këmbë mos po na vjen ndonjë dhuratë prej qiellit”.
“A e keni pa çka banen për Sany Hillin a krejt me marr poena ne fushatë! A e keni pa per disa parada e per disa protestave që janë interes i X partise i thrasin militanêt nê protesta, a kur behet fjale për Kosovën kush nuk ngritet në këmbë..! Mjerim mjerim”, ka shkruar Labi në Facebook./21Media

Back to top button